KHF “Çair” përgatitet në Strugë për debutim të suksesshëm në Europë

Klubi i hendbollit për femra “Çair” nga Shkupi është transferuar në Strugë për fazën e fundit përgatitore para debutimit në Europë në muajin tetor.

Marketing

Trajneri Basri Latifi në një bisedë për News-tv flet për startin e përgatitjeve në Shkup dhe se si do të rrjedhin stërvitjet në Strugë.

“Po, sot kemi filluar përgatitjet për fazën e tretë, tetë ditë do të jemi në Strugë. Dy fazat e para i kemi përfunduar në Shkup, në teretan dhe në sallë me grupe, sipas protokollit. Këtu në Strugë i kemi përgatitjet përfundimtare. Do të punojmë dy herë në ditë, në mëngjes kondicion, kurse në mbrëmje në sallë. Të gjithë lojtaret janë në dispozicion, nuk kemi mungesa, s’kemi lëndime. Shpresojmë të kemi fat në mënyrë që mos të kemi lëndime”, deklaroi trajneri Basri Latifi.

“S’kemi miqësore të planifikuara, pasi këtu në Strugë nuk ka ekipe, në faktë është një ekip e Strugë, por ende nuk kanë filluar me ushtrime”, theksoi Latifi.

“Fillimi i kompeticionit është shtyrë për në muajin tetor, me 10 dhe 11 tetor, kur do të luhet java e parë. Me 1 shtator eshtë shorti”, përfundoi trajneri i KHF Çair, Basri Latifi.