“Kiara ka dikë që po e pret jashtë”, Luizi vihet në siklet nga banorët

Së fundi banorët e “Big Brother VIP Albania 2”, kanë realizuar një diskutim me njëri-tjetrin teksa kanë bërë pyetje për rrugëtimin brenda shtëpisë deri tek jeta private.
Në mesin e këtyre pyetjeve ishin edhe Kiara dhe Luizi.

Marketing

Lidhur me ta nuk munguan pyetjet për marrëdhënien e tyre.

Një nga pyetje që vuri në siklet Luizin ishte për një raport dashurie që Kiara mund të ketë lënë të hapur me një persona tjetër jashtë shtëpisë.

“Pse bënë sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”, ishte pyetja për këngëtarin, i cili e mohoi se është në dijeni të kësaj.

“E para nuk e di, e dyta nuk është, e treta nëse është ka ikur me kohë, nëse nuk ka ikur kur të dal do të ikë”, ka thënë Luizi.

Ndryshe, Kiara është komentuar shumë për lidhjen e dikurshme me Butrint Imerin.

Marketing