Kjo ishte një verë e suksesshme për Kidën.
Ermali dhe Kida u bënë dyshe për herë të dytë pas “Mi Amore” dhe sollën projektin “Tela” – për të cilën është nënvlerësim të themi se u dëgjua dhe këndua ngado.
Po këtë verë Kida erdhi në bashkëpunim me Lyrical Son, duke sjellur prapë një bashkëpunim hit “Deja Vu”.
Gjatë ditës së djeshme një foto e publikuar nga producenti i njohur Kushtim Berisha ose ndryshe me emrin profesional Kmaster, na la të kuptojmë se Kida i është përveshur punës ne studio për të sjellur një projekt të ri.
Në postim shkroi:
“Dicka o tu bo kjo çika” – duke insertuar edhe emoji zjarr.
Detaje më të hollësishme, do të bëhen të ditura në ditët në vijim.