Këngëtarja e njohur, Kida edhe pse e re në moshë është një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në vend.
Kida e cila së fundi po shijon suksesin e këngës ‘Tela’ në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu është shumë aktive me mbrëmje muzikore, e sidomos gjatë këtij sezoni, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut dhe paraqitjes, ajo çdo herë vjen trendi, elegante dhe me shumë stil.
Me pamjen e saj, Kida nuk ka zhgënjyer as këtë herë, në një imazh që ka hedhur për adhuruesit e saj në ‘Insatgram’, Kida dukej më në formë se kurrë më parë.
Në një fustan të ngushtë, Kida tregoj belin e hollë ndërsa e kompletoj dukjen me grim të theksuar dhe flokë të gjata, përndryshe ajo dukej perfekt.