Kim Jong-un në gjendje të rëndë, ndërsa Koreja e Veriut lufton me koronavirusin
Lideri I Koresë së Veriut, Kim Jong-un është në rrezik të madh pas një operacioni në zemër, tha një zyrtar amerikan me dijeni të drejtpërdrejtë për shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut.
Përkeqësimi i Kim duket se ka ndodhur së fundmi, pasi ai nuk mori pjesë as në festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 prill, gjë që ngriti spekulime për mirëqenien e tij.
Kim po kurohej pasi kishte kryer një procedurë kardiovaskulare në fillim të prillit.
Daily NK citoi disa burime të paidentifikuara brenda Koresë së Veriut që thoshin se Kim ishte duke marrë veten në një vilë në malin Kumgang në bregdetin lindor, pasi kreu procedurën në 12 prill në një spital.
Shëndeti i Kim ishte rënduar muajt e fundit për shkak të pirjes së madhe të duhanit, obezitetit dhe punës së madhe, shtoi Daily NK.
Sipas një burimi, “kuptoj se ai ka qënë duke luftuar me problemet kardiovaskulare që nga gushti i kaluar, por u përkeqësua pas vizitave të përsëritura në malin Paektu”, bëhet fjalë për malin e shenjtë të vendit.
Problemet shëndetësore të Kim vijnë në një kohë kur autoritete të Koresë së Veriut u thanë qytetarëve në public se kishte raste me koronavirus në vend që në fund të marsit.
Por nuk ka asnjë fakt se Kim mund të jetë prekur nga koronavirusi vdekjeprurës që shkakton sëmundjen COVID-19.
Ministria e Unifikimit, që merret me çështjet ndër-koreane, tha se nuk mund të konfirmojë raportet e Daily NK, që citonin burime anonime se Kim po merrte veten nga operacioni në zemër në kryeqytetin Phenian dhe se gjendja e tij po përmirësohej.
Vdekja e diktatorit mund të përfundojë me një luftë për pushtet që kur Kim nuk ka caktuar një pasardhës. Ndër ata që shihen si kandidatë të mundshëm që përpiqen ta marrin drejtimin është motra e Kim, Kim Yo-jong.