Kim Jong Un niset drejt Rusisë, Kremlini konfirmon takimin me Putin

Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë në ditët në vijim.

Marketing

“Me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Kryetari i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi në ditët në vijim”, tha Kremlini në një deklaratë të hënën.

Deklarata nuk specifikon një datë të saktë për vizitën, raporton CNN. Më herët, CNN raportoi se lideri i Koresë së Veriut ishte shfaqur në një tren që shkonte drejt Rusisë.

Kim Jong Un dhe Putin kanë forcuar bashkëpunimin e tyre pas luftës së Rusisë me Ukrainën.