Ylli i “Keep Up With The Kardashians” dhe themeluesja e markës “SKIMS”, Kim Kardashian u bë 41 vjeçe të enjten.
Nëna e katër fëmijëve mori urime të shumta nga familja e saj e famshme në rrjetet sociale në ditën e madhe, shkruan DailyMail.
Një nga të parat ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila tha se e ‘dashuronte’ ish-gruan e reperit Kanye West, teksa renditi atributet e saj të shumta si kujdesi për familjen dhe vendosja e qëllimeve në jetë. Jenner më pas i uroi vajzës së saj më të mirat në jetë.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës time të bukur Kim Kardashian”, shkroi fillimisht Kris.
Ajo pastaj shtoi se vështirë se mund ta besojë se sa shpejt kalon koha.
“Ju jeni në kulmin e jetës suaj me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe jetoni jetën tuaj më të mirë!”, tha nëna e vajzave Kardashian/Jenner në postimin e saj.
“Jeta juaj është aq e mbushur me gjëra të mahnitshme që ju pëlqen të bëni, veçanërisht për familjen tuaj, fëmijët tuaj dhe për të tjerët që as nuk e dinë që ju po i ndihmonit ata”, shtoi ajo.
Jenner më pas tha: “Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit e motrat e tua dhe për të gjithë familjen tënde. Sa me fat jemi që ju kemi në jetën tonë”.
Kris më pas renditi të arriturat e vajzës së saj më të famshme: “Ti je nëna, vajza, motra, tezja dhe e besuara më e mahnitshme”.
Kim gjithashtu u lajmërua duke e falënderuar për dedikimin.
Dhe ajo tha se ishte krenare për ‘çdo kujtim që ndajnë së bashku’.
Jenner më pas përfundoi me: “Jam shumë krenare për ty bija ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë se sa do ta dish!”.
Kim, e cila zgjohet në 5 të mëngjesit për të ushtruar në palestrën e saj në shtëpi, i pëlqeu postimi.
Motra Kendall Jenner ishte e radhës teksa publikoi fotografi shumë të vjetra të bëra me Kimin.
Ylli e lindur me emrin e vërtetë Kimberly Noel Kardashian West fillimisht fitoi vëmendjen e mediave si mike dhe stiliste e Paris Hilton, por më pas u bë edhe më e famshme kur një video-kasetë seksi e vitit 2002, me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J u publikua në vitin 2007.
Ajo vazhdoi të luajë në serialin e familjes “Keeping Up With The Kardashians”, dhe më pas lansoi në treg markat “KKW Fragrance” dhe “KKW Beauty”.
Bukuroshja e cila ka pozuar për koopertinën e revistës së famshme “Vogue” aktualisht po studion për juridik.