Në episodin e fundit të “SiriusXM’s This Life of Mine with James Corden”, Kim Kardashian u pyet për mundësinë e martese në të ardhmen. Kim nuk e ka fshehur dëshirën për një martesë të radhës.
“Nuk di të them saktësisht një përgjigje për këtë. Unë jam një personazh i rëndësishëm, kam një jetë fantastike, pse të mos e ndaj me dikë të veçantë dhe unik që realisht do të bëhet pjesë e kësaj! Jeta ime është vërtet argëtuese, ndaj kushdo që bëhet pjesë e saj do të kënaqet,” u shpreh themeluesja e SKIMS.
“Unë nuk jam e vetmuar, as ndihem si e tillë! Kam katër fëmijët, kam punën, familjen time, por do ishte edhe më mirë nëse e ndaja jetën me dikë. Por, unë e di që kjo nuk është diçka kaq e lehtë,” shtoi Kardashian.
Për Kim nuk është qëllim të shkuarit në altar me një person të famshëm, por me një individ që e kupton atë dhe se çfarë është jeta në të vërtet, teksa pranon se mund të jetë “romantikja më e madhe dhe e pashpresë” në këtë botë.
Por, ajo thotë se ka disa kushte për bashkëshortin e radhës. “Mban përgjegjësi për veprimet e veta. Nuk ka pse të kujdeset për fëmijët gjatë gjithë kohës. Me pak fjalë, një person i mirë që motivohet nga qëllimet e mira në jetë,” shtoi ajo.
Sipas zërave, Kim është në një lidhje me sportistin e NFL, Odell Beckham Jr. Ata u fotografuan nga paparacët në Las Vegas duke dalë nga një prej hoteleve më luksoze, ku u organizua një festë pak orë përpara Super Bowl disa ditë më parë.
Kim ka qenë tre herë e martuar me Damon Thomas për katër vjet, Kris Humphries për dy vjet dhe Kanye West për tetë vjet. Ajo është nënë e katër fëmijëve me reperin: North, Saint, Chicago dhe Psalm