Ndërkohë që po shijon suksesin e produkteve të saja kozmetike, Kim Kardashian nuk heq dorë nga pozat provokuese që i publikon në rrjetet sociale.
Ylli televiziv së fundmi e ka lansuar linjën e re të produkteve për trup në kuadër të brendit KKW Beauty.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se arrin t’i mbulojë shenjat e psoriazës (sëmundje nga e cila vuan bukuroshja) me ndihmën e produktit të ri.
Ndërkohë që ka vazhduar me angazhimet e saja për reformën ligjore. Ajo dhe Kanye West do të bëhen prindër për të katërtën herë.
Ndërsa përkundër këtyre angazhimeve, 38-vjeçarja ka gjetur kohë edhe për të pushuar.
Dhe për të marrë vëmendjen e fansave të saj, e ka publikuar një fotografi me bikini në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë format e njohura trupore.
Imazhi i postuar ka marrë miliona pëlqime, ndërsa Kim dëshmon edhe një herë arsyen pse arrin të joshë interesim me pozat e saja provokuese.