Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti”.
Kim thotë se Reforma në Reforma në Drejtësi po tregon rezultate dhe se pandëshkueshmëria po mbaron.
“Disa pretendojnë, shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. https://spak.al/2021/07/02/komunikate-per-shtyp/”, shkruan Kim.