Kimete Berisha: U bë Presidenti si kënga ‘Leylim Ley’ e Ibrahim Tatlisesit

U bë Presidenti si kënga ‘Leylim Ley’ që kur lshohet kjo këngë në bankete, e çohen gratë më të dalldisura se kurrë me ja dhënë rendin e fundit, kuptohet se ‘u kry dasma’. Sa më afër fundi i dasmës, aq më shumë vullnet për kërcim. Çka t’ka kap gjithë ky vurmak Diciplinoje kalemin President, se s’je kah i shkrun Merllinit. Pse s’po shkon m’u ‘zavit’ pak në vilën tënde të bukur në Brezovicë. Më kanë tregu se aty ëshë një kafehane e serbëve ku ti shkon rregullisht e i lpin gishtat, shko lpiju edhe pak, se rinia është n’krejt tjera valë, rinia është me Albinin e me Vjosën.
As nuk është problemi se Ju (PDK-AAK) jeni të këqij, problemi është se Ju jeni e kaluara.
Kush ka qef me pas punë me t’kalumen, kur e ardhmja është më atraktive, më e bukur, më premtuese, sepse është e panjohur. Ju njohim. Sillu kah fundi i mandatit kishe ke dinjitet e mos u mundo m’u bë interesant në krah t’Albinit, sepse nuk po të ‘dhez. Nëse s’të shkohet në Brezovicë, pse nuk shkon m’u taku me naj president, Ilir Meta të pranon, besoj.

Marketing

P.S. Ka një kohë për me çu ‘bishtin’ dhe një kohë për me ulë ‘bishtin’. Ty kish qenë bukur me t’shkarku ditën e fundit të mandatit.

Marketing