Duket se ishte e stërlodhur, andaj Kimin e zuri gjumi në sallon të bukurisë.
Kim Kardashian është emri më i komentuar në shoubiz kohën e fundit dhe kjo për shkak të kërkesës për divorc nga Kanye West.
Duket se ky hall dhe punët e tjera në bizneset e saj, kanë bërë që ajo të lodhet aq shumë saqë të fle në sallon bukurie.
Parukieri i saj, Chris Appleton publikoi foton e yllit televiziv, teksa po bënte një sy gjumë gjatë kohës kur ai po ia rregullonte flokët.
“Të urrej! Ti më rraskapit!”, ishte komenti që Kim ia la atij në foto.
Ndërsa, nuk mungoi as komenti i Paris Hilton, e cila e quajti Kimin “bukuroshja e fjetur”.
Kjo vjen pak kohë pas fotografive që Kim Kardashian i solli gjatë udhëtimit në Palm Spring, gjatë kohës kur komentohet pa fund çështja e divorcit të saj.