Kina aprovon vaksinën kundër koronavirusit

Kina ka dhënë aprovimin e saj të parë në atë që mund të jetë një vaksinë e mundshme kundër Covid-19. Është pikërisht Ad5-nCoV, e zhvilluar nga “CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin e Bioteknologjisë së Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtrarake.

Marketing

Ky miratim, i hap rrugën prodhimit të mundshëm në masë dhe në kohë të shpejtë në rast të kthimit të pandemisë në vend, ka shpjeguar Administrata i Pronësisë Intelektuale Kineze, cituar nga rrjeti shtetëror Cctv.

Duke cituar testet klinike të publikuar në Revistën Mjekësore të Shoqatës Amerikane, agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Xinhua”, raportoi më herët se vaksina kandidate është e sigurt dhe krijon përgjigje imunitare.

Studimi përfshiu 320 vullnetarë të moshave 18 -59 vjeç, nga të cilët 96 morën pjesë në fazën e parë dhe 224 në fazën e dytë të testimit.

Sipas Reuters, miratimi është marr më 11 Gusht, por është bërë publik vetëm tani.