Kina drejt normalitetit, bien ndjeshëm rastet me koronavirus

Zyrtarët në Kinë kanë deklaruar se kulmi i shpërthimit të koronavirusit zyrtarisht ka përfunduar.

Marketing

Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha se rastet e reja po koronavirusin kanë ardhur duke u ulur.

Vetëm 15 raste të reja u regjistruan në të gjithë Kinën të enjten e 12 marsit. Provinca Hubei -e cila ësh6të epiqendra e virusit, regjistroi vetëm 8 raste të reja me Covid-19. Kjo është hera e parë që krahina ka regjistruar më pak se 10 të infektuar në një ditë, shkruan BBC.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, përparimi i koronavirusit në vend është ngadalësuar ndjeshëm. Kina ka qenë duke zbatuar masa të rrepta në lëvizjen e njerëzve në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit, duke përfshirë në mënyrë efektive izolimin e Wuhanit.

Ndërsa virusi është ngadalësuar, autoritetet kanë filluar me kujdes të lehtësojnë kufizimet dhe bizneset janë rihapur. Më herët, zyrtarët e Hubei njoftuan se kufizimet e udhëtimit do të hiqen më tej.

Marketing