Kina heq dorë nga kufizimet, lejon çiftet të kenë tre fëmijë

Kina ka hequr dorë nga masa që parandalonin rritjen numrit të popullsisë në vend.

Marketing

Bëhet me dije se është njoftuar që çiftet mund të kenë deri në tre fëmijë. Vendimin ka ardhur si pasojë e studimeve e popullsia e Kinës po plaket me shpejtësi.

Ndryshimi i politikës u miratua gjatë një takimi të byrosë politike më 31 maj që u kryesua nga presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Nuk u njoftua se kur do të hyjë në fuqi vendimi.

Ndërkohë kujtojme së për pothuajse katër dekada në Kinë çifteve u lejohej të kishin vetëm një fëmijë. Kjo ishte një nga rregullat më të rrepta të planifikimit familjar në të gjithë botën. Në vitin 2016, Qeveria lejoi çiftet të kishin dy fëmijë. Kina mbetet vendi më i populluar në botë.