Kina heq vizat për Qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ky vendim do të vlejë për periudhën ndërmjet 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, dhe vlen edhe për qytetarët nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 në 30 ditë.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, kjo masë do jetë në fuqi, raportojnë mediat maqedonase.

Marketing