Kina pritet ta prezantojë raketën bërthamore që arrin ShBA-në për 30 minuta

Me rastin e 70-vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës, ushtria e këtij shteti pritet të mbajë një paradë të rrallë, ku do të prezantohet arsenali i ri ushtarak, përfshirë një raketë bërthamore, e cila do të mund t’i godiste Shtetet e Bashkuara për 30 minuta.

Marketing

Raketa e quajtur “Dongfeng 41” është një armë e re në vargun e armëve të reja, për të cilën mediet kineze thonë se mund të prezantohet gjatë paradës për 70-vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste Kineze.

Në mesin e armëve të tjera të reja që pritet të shfaqen në këtë paradë janë edhe një dron supersonik dhe një nëndetëse robotike.

Ndryshe, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është forca më e madhe ushtarake në botë. Ajo përbëhet nga dy milionë burra dhe gra në uniformë dhe zë vendin e dytë në botë sa i përket shpenzimeve, pas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se ushtria kineze është duke zhvilluar dhe prodhuar edhe modele të reja të aeroplanëve luftarakë, aeroplanmbajtësen e parë kineze dhe nëndetëse me armë bërthamore.

Në paradën e së martës do të marrin pjesë 15 mijë ushtarë dhe do të prezantohen 160 aeroplanë dhe 580 pajisje të ndryshme ushtarake, shkruan “Independent”