Kinë, 45 të vdekur nga tajfuni Lekima

Së paku 45 persona kanë pësuar për vdekje në hovin e tajfunit Lekima që goditi pjesën lindore të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Agjencia e lajmeve Xinhua lajmëron se 44 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë janë zhdukur në provincat Zhejiang dhe Shandong. Gjatë hovit të tajfunit që të shtunën goditi Zhejiang për vdekje pësuan 39 persona, ndërsa në Anhuija një.

Për shkak të tajfunit në Zhejiang janë evakuar rreth 1.26 milionë persona, ndërsa dëmi vlerësohet në rreth 24.miliardë juan (rreth 3.03 miliardë euro). Të zhdukur konsiderohen edhe nëntë persona.

Tajfuni të dielën filloi të nisej drejt veriut ku goditi Shendong, ku pesë persona humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u zhdukën. Janë shembur së paku 610 objekte banimi, ndërsa 180.000 persona janë evakuar.

Dëmi në Shandong vlerësohet në rreth 1.48 miliardë juan (rreth 180 milionë euro).

Ekipet janë në terren dhe vazhdojnë të shpëtojnë njerëz të bllokuar nëpër shtëpi.

Lekima është tajfuni i nëntë për këtë vit që ka goditur Kinën, ndërsa arriti shpejtësinë prej 187 kilometrave në orë. Supozohet se tajfuni nga drejtimi verior dhe perëndimor të niset drejt brendësisë së vendit.