Kinë, shembet hoteli në karantinë, dhjetra persona të bllokuar nën gërmadha

Një operacion shpëtimi po zhvillohet në Kinë pasi një hotel u shemb në juglindje të vendit, në qytetin Chuanzhou, provinca Fujian, sipas mediave ndërkombëtare.

Marketing

Raportohet se 70 persona janë bllokuar dhe 23 të tjerë janë shpëtuar nga mbeturinat deri më tani.

Numri i të arrestuarve u konfirmua më vonë nga Agjensia Franceze AFP, duke përmendur disa zyrtarë.

Ndërtesa pesë-katëshe do të shërbente si karantinë për të izoluar personat e infektuar me koronavirus, siç transmetohet në mediat kineze.

Shkaku i shembjes së hotelit nuk është bërë i ditur deri më tani.