13:57 | 6 Maj 2021
13:57 | 6 Maj 2021
Mos e humbni veten për të kënaqur një person tjetër, sepse, në fund, nuk do të vlerësohet.
Ju menjëherë mendoni se keni gjetur dashurinë e jetës suaj
Ka njerëz që janë shumë të dashur edhe pas takimit të parë ata mendojnë “Ky është personi që unë kam pritur gjithë jetën time”. Për fat të keq shpesh rezulton se e vërteta nuk është kështu, shkruan “IconStyle”.
Pasi takoni dikë që ju jep flutura në stomak, prisni disa kohë të qetësoheni për të parë se si ndiheni. Mendoni me gjakftohtësi, pasi vendimet e nxituara nuk janë të duhurat, transmeton lajmi.net.
Ju e idealizoni partnerin tuaj shumë
Sapo e keni njohur këtë person dhe të gjitha mikeshat tuaja e njohin mirë, pasi flisni vetëm për të. Gjatë gjithë kohës tregoni sa i mirë është dhe ky person ka vetëm anë pozitive. Prisni, çdo njeri ka të metat e veta dhe këtë gjë ju duhet ta kuptoni përpara se të jetë vonë.
Keni lënë pas dore miqtë për të kënaqur partnerin
Mos i neglizhoni miqtë kur hyni në një marrëdhënie. Është e natyrshme që kur filloni një lidhje të re, të përqëndroheni tek ky person, mirëpo mos harroni se miqtë tuaj kanë qenë gjithmonë me ju në çdo rast. Një ide e mirë do të ishte që t’ia prezantonit miqve tuaj partnerin.
Ata mund të vënë re gjëra të ndryshme tek ai, ndërkohë ju ndoshta as nuk i keni kushtuar vëmendje sepse e doni shumë. Nëse partneri juaj refuzon të takojë miqtë, atëherë kujdes, pasi ai nuk e sheh lidhjen tuaj si diçka serioze.
Nuk mund të thoni “JO”
A mund t’i thoni “JO”partnerit tuaj? Ju nuk duhet të pranoni gjithmonë gjithçka që ofron partneri juaj. Mos hezitoni të refuzoni ftesat për ngjarje që nuk janë me interes për ju, ngjarje që nuk përputhen me orarin tuaj, ose kërkesat që ju mendoni se janë të papërshtatshme.
Nuk ka arsye të bini dakort për diçka që nuk doni të bëni vetëm sepse nuk doni të ofendoni partnerin tuaj ose sepse nuk mendoni se partneri juaj do të kuptojë arsyet tuaja. Mos e humbni veten për të kënaqur një person tjetër, sepse, në fund, nuk do të vlerësohet. /Lajmi.net/