Kiracovski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos ju nënshtrohen presioneve dhe kërcënimeve

Në përputhje me prioritetet kryesore strategjike të Maqedonisë, anëtarësimin në BE dhe në NATO, Qeveria dorëzoi propozim deri te Kuvendi për qasje në ndryshimet e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, si një nga hapat e fundit nga Marrëveshja e Prespës, tha para gazetarve Aleksandar Kiracovski, deputet dhe sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Marketing

Sipas tij, draft ndryshimet kushtetuese janë shpallur publikisht dhe në dispozicion për gjithë opinionin. Çdo qytetar, çdo deputet mund t’i shikojë dhe të bindet për të vërtetën.

“Me draft ndryshimet përgatitet e gjithë ajo që u fol gjatë periudhës së kaluar. Identiteti, gjuha dhe veçoritë e Maqedonisë janë të garantuara dhe të mbrojtura përgjithmonë. Bien në ujë të gjitha lajmet e rrejshme dhe konstruksionet e imagjinuara gjoja kërcënuese të gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas dhe historisë së Maqedonisë. Me ndryshimet, në mënyrë të qartë ju referohemi dokumenteve konkrete dhe vendimeve konstruktive të ASNOMIT, përmes së cilës vërtetohet dhe përforcohet vazhdimësia historike e shtetësisë maqedonase. Sigurohet garanci më e fortë e kufijve dhe integritetit territorial”, theksojë Aleksandar Kiracovski, deputet dhe sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Ai konstaton se me këtë, sigurohet kujdes për qytetarët e Maqedonisë dhe për emigrantët nga Maqedonia jashtë vendit, në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa ndërhyrje në çështjet e brendshme të cilitdo shtet tjetër.

“Bëj apel deri tek të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së, të respektojnë ndryshimet e propozuara. Është koha të gjithë deputetët të cilët janë për NATO dhe BE së bashku të ndërmarrin përgjegjësi në emër të qytetarëve të cilët i kanë përzgjedhur ata, të mbështesin proceset në Kuvend dhe ndryshimet kushtetuese të miratohen. Ju bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të mos ju nënshtrohen presioneve dhe kërcënimeve dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, duke e ndjekur vullnetin e shumicës së qytetarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve prej mbi 80 për qind vendosi që ardhmëria e Maqedonisë është në BE dhe në NATO. Hajde, të gjithë së bashku ta ndjekim vullnetin e shumicës së qytetarëve, ta marrim detyrën tonë historike dhe të sigurojmë ardhmëri për Maqedoninë dhe qytetarët e saj si anëtare e BE-së dhe NATO-s”, apelojë KIracovski.

Marketing