Kiracovski: ‘Zhvatja’, ‘Zhvatja’, ndaloni më me këtë aferë

Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski në seancën e sotme, në replikë ndaj deputetët së VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska, ka kërkuar që të ndërpriten të komentohet për rastin “Zhvatja”.

Marketing

“Ndërpriteni më atë aferë. ‘Zhvatja’, ‘Zhvatja’! Ua them se për herë të parë lufta kundër korrupsionit në këtë shtet fillon nga njeriu i parë në pushtetin ekzekutiv, Zoran Zaev, për dallim prej kohës kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet”, ka thënë Kiracovski.

Pas kësaj Kuzmanovska doli në foltore dhe tha se më së paku i thirru për të folur për rastin “Zhvatja” është deputeti Kiracovski.

“Për shkak dinjitetit të deputetëve, nuk tregoj në cilin grup ju bëni pjesë në këtë aferë që po e dridh pushtetin. Këshilla ime është që kur të përmendet ‘Zhvatja’ të uleni dhe të heshtni aty’”, i tha Kuzmanovska, deputetit Kiracovski.

Marketing