Kiro Zdravev kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor

Me 12 vota “pro”, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, zgjodhën gjykatësin kushtetues, Kiro Zdravev për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor.

Marketing

Mandati i kryetarit të ri fillon më 27 prill, Zdravev do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm Zoran Karaxhovski të cilit po i mbaron mandati. Karaxhovski këtë funksion e ka ushtruar tre vite.