Një kishë e viti 1928 është rinovuar në një shtëpi katër dhomëshe, kompletuar me një dritare të madhe me figurën e Jezusit.
Shtëpia në Florida, ka një dhomë të mrekullueshme me tavane të larta, ndërsa ofertat për të mund të mbyllen këtë javë me 1.3 milionë dollarë.
“Është pronë shumë unike. Sapo të hysh përmes derës kryesore në dhomës kryesore është thjesht e mahnitshme, për shkak të tavaneve të larta që ka”, ka thënë Bryan Belcher, agjent i shitjes, transmeton AP.
Belcher tha se kompania Bluewater Builders e ka blerë kishën për 580,000 dollarë më 2018, me qëllimin që ta rrënonte dhe ta përdorte pronën për të ndërtuar shtëpi të reja.
Ndërtuesit në vend të kësaj, e rinovuan, hoqën hapësirën e parkingut dhe ndërtuan tri shtëpi por duke e lënë kishën të paprekur, e shndërruan në shtëpi.
Prona u vu në shitje në fund të marsit. Belcheri tha se blerësit e parë dhanë ofertën e parë për të brenda 30 minutave të parë.