Kisha Katolike Polake u kërkon ndjesë viktimave të abuzimit seksual

Kisha Katolike e Polonisë u kërkoi ndjesë të hënën të gjithë viktima të abuzimit seksual nga klerikët, një muaj pasi një gjykatë e apelit mbështeti një vendim ku thuhej se Kisha ishte përgjegjëse për krimet e çdonjërit prej priftërinjve të saj.

Marketing

Kisha Katolike në të gjithë botën është përfshirë nga krizat që përfshijnë abuzimin seksual të të miturve, duke dëmtuar besimin tek Kisha në Kili, Shtetet e Bashkuara, Australi, Irlandë dhe vende të tjera.

Edhe vetë Papa Francescu ka vizituar disa prej këtyre kishave, ndërsa ka pranuar fenomenin dhe ka kërkuar që shfaqje të tilla të mos ndodhin më nga njerëzit që shërbejnë në kisha katolike.

Gjykata polake e apelit mbështeti muajin e kaluar një vendim historik që dha një milion zloty (260,000 dollarë) për kompensimin, për një viktimë të abuzimit seksual nga një prift katolik, duke pranuar se Kisha ishte përgjegjëse.

Marketing