Sot (22.10.2024) në ora 08:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.B. (41) nga Tetova. Ai ka qenë i dënuar me tetë vjet burg për veprën penale “vrasje” e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të gjykatës kërkohej për shkak të arratisjes nga IKNP Burgu Idrizovë në Shkup, ku kishte për të vuajtur edhe një vit e gjashtë muaj dënim me burg. Personi është dërguar në Institucionin korektues ndëshkues penal Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit.
Marketing