Kjo Angli është e pandalshme, kalon në gjysmëfinale

Anglia pa asnjë vështirësi dhe me gjysmë forcë e ka mundur Suedinë me rezultat 2-0. Tre Luanët e dominuan Suedinë që nga minuta e parë e takimit.

Marketing

Gjenerata e re e Anglisë ka bërë që prej një skuadre jofavorite të cilësohet e tillë pasi që pa vështirësi e ka mundur Suedinë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e këtij takimi filloi me dominimin e anglezëve por që rast konkret nuk pati deri në minutën e 30’të.

Një ndërprerje dhe Ashley Young bën një krosim të mirë nga këndi e ku më se miri në zonë qëndron Harry Maguire, i cili shënon me kokë.

Anglia pati mundësi që të shënon edhe golin e dytë në minutën e 44 por Sterling e humbi këtë mundësi ideale edhe pse ishte ballë për ballë me portierin Olsen.

Pjesa e dytë fillojë me mirë për Suedinë por Pickford priti një gol të sigurt në minutën e 47’të.

Por, pas këtij rasti përsëri Anglia e mori lojën në kontroll dhe në minutën e 59’të përsëri. Kësaj radhe ishte Delle Alli që shënoi për Anglinë.

Suedia pati mundësi që të kthehet në lojë, por ishte përsëri Jordan Pickford që intervenojë për të pritur goditjen e Berg në minutën e 71’të.

Pas minutës se 71’të Anglia prapë mori ndeshjen në dorë dhe nuk lejoi shumë mundësi që Suedia të kalojë përpara, derisa Sterling humbi edhe një mundësi për golin e tretë.

Suedia mundi të bënte një ndryshim në minutën e 89’të nga një goditje e lirë por pa sukses.

Në pesë minutat shtesë prapë ishte Anglia që e kontrollojë posedimin e topit dhe nuk lejoi që suedezët te depërtojnë në thellësi të mbrojtjes se tyre.

Në fund Anglia fitojë me rezultat 2-0, rezultat ky që i con në gjysmëfinale Tre Luanët.

Anglia do ta pret në gjysmëfinale fituesin e çiftit Rusi – Kroaci.