Kjo është ambasadorja e re e ShBA-ve në Maqedoni

Në vend të ambasadorit të deritanishëm Jess Baily në Shkup do të vjen një diplomate me karrierë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Baily, duke informuar se Kate Marie Byrnes do të jetë ambasadorja e re në Shkup.

Marketing

Ai e ka shpërndarë lajmin në Twitter se Kate Marie Byrnes është nominuar për ta trashëguar atë në pozitën e ambasadorit, pas vendimit të Presidentit Donalt Trump.

Diplomatja nga Florida është veterane në diplomacinë amerikane me një karrierë prej 24 viteve. Nga shtatori i 2017 kryen detyrën e zv/ambasadores së SHBA-ve në Athinë. Byrnes më parë ka përfaqësuar SHBA-të edhe në misionin e OSBE-së në Vienë të Austrisë.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Maqedoni e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përveç gjuhës amtare, anglishtes. Nuk dihet kur do të bëhet ndryshimi.

Marketing