Kjo është arsyeja që bën bashkë Erën e Don Xhonin

Era dhe Don Xhoni nuk është një kombinim që se keni dëgjuar këto kohë.

Në rrjete, kanë qarkulluar pamje të dyshes bashkë, pa u ditur më shumë mbi arsyet që i kanë bashkuar.

Marketing

E ato, lidhen me muzikën!

Prive.al mëson se dy artistët e njohur i kanë bashkuar forcat në një duet.

Kjo këngë tashmë vetëm se është përfunduar me gjithë videoklip.

Burimet tona precizojnë se plani fillestar ka qenë që projekti të publikohet përgjatë verës, mirëpo është spostuar për në vjeshtë.

Prive.al mëson se ky bashkëpunim vjen shumë shpejt, në çështje ditësh, apo maksimumi një javë.

Ata e kanë mbajtur goxha mirë sekretin për të ruajtur efektin e befasisë për këtë projekt, i cili u paralajmërua apo jo paraprakisht, vëmendjen dhe suksesin e ka të sigurtë.