Dimri po afron, “BEG” nuk garanton ngrohje qendrore

Katër javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, ende nuk dihet se kush do ti ngrohë shkupjanet këtë dimër. Përfaqësuesit e “Balkan Energy Grup” – BEG nuk përjashtojnë mundësinë që shkupjanët të mbesin pa ngrohjen e duhur  qendrore që fillon më datë 15 tetor.

Marketing

Justifikohen se BEG tani më nuk ka as mundësi e as detyrim ligjor dhe financiar që të sigurojë ngrohje qendrore.

Apelon  kompetentët që të zgjidhin situatën  me përzgjedhjen e kompanisë së re, ndryshe pësojnë banorët e metropolës.

BEG nuk ka të drejtë ligjore për shfrytëzimin e nxehtoreve sepse Marrëveshja për këtë vepritmari është anuluar, ndërsa pronari i ri i nxehtoreve bëri pranim-dorëzimin e të njëjtave. Për shkak të humbjeve të mëdha dimrin e kaluar , “BEG”, aktualisht është në pamundësi financiare të kryejë këtë  veprimtari”, thuhet në komunikatën e “Balkan Energy Grup”.

Në ndërkohë rregullatorët të cilët BEG-ut, më 20 qershor ia morrën licencën për punë, ripërësëriten se në bazë të ligjit për energjetikë,  “Balkan Energy Grup” është e detyruar të sigurojë ngrohje deri në përzgjedhjen e kompanisë së re.

“Pa marrë parasysh a është dhënë ose jo liçencë e re për këtë veprimtari, të tre kompanitë të BEG-ut të cilat ua morëm licencat në përputhje të ligjit për energjetik ata duhet të kryejnë veprimtarinë për furnizim me ngrohje qendrore derisa nuk përzgjedhjet kompania e re e  cila do të sigurojë ngrohje qendrore” – deklaroi Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Sezoni i ngrohjes qendrore zyrtarisht fillon me 15 tetor, mirëpo në rast se temperaturat ditore janë më të ulëta se 12 gradë celsius, atëherë ngrohja qendrore duhet  të lëshohet më 1 tetor.