Kjo është arsyeja se pse Armando Broja nuk mund të luaj kundër Chelseat të shtunën

Skuadra e Southampton do të përballet të shtunën ndaj Chelseat në kuadër të javës së 32’të në Premier League, por sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nuk do të luaj në këtë sfidë pasi që është i huazuar nga Chelsea, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Sulmuesi i Southampton, Armando Broja nuk mundet të luaj ndaj Chelseas pasi që rregullat në Premier League janë se një futbollist nuk mundet të luaj kundër skuadrës prej nga ai është i huazuar.

Për këtë gjatë konferencës për media sot ka folur edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl i cili tha se edhe pse do të dëshironte të kishte Brojën në këtë duel, kjo rregull sipas tij është e mirë.

”Do të doja ta kisha Brojën ndaj Chelseat sepse ai është një kërcënim, por mendoj se ky është një rregull i mirë që nuk mund të luani kundër klubit tuaj mëmë. Nuk është kështu në vendet e tjera por ju mund të përfundoni me lojtarë që luajnë dhe shënojnë kundër klubeve të tyre,” tha 54-vjeçari.

Broja ka që pesë ndeshje që nuk realizon gol për ‘The Saints’, duke kaluar në një formë jo aq edhe të mirë për dallim se si luante muaj më parë, por megjithatë mbetet një ndër sulmuesit më premtues për të ardhmen në futboll.