Në spektaklin e kaluar të Big Brother VIP Albania 4, Krisa mori një vendim të vështirë si lider i shtëpisë.
Ajo kishte mundësinë të zgjidhte se cilën grup do të dërgonte në nominim: djemtë, përfshirë këtu edhe partnerin e saj, Tirin, apo vajzat, duke përfshirë edhe veten.
Në një zgjedhje që shkaktoi diskutime, Krisa vendosi të nominojë vajzat.
Fatkeqësisht, vendimi i saj rezultoi në një pasojë të papritur. Në përfundim të televotimit, ajo u shpall si e eliminuara e kësaj jave, duke qenë e fundit në vota mes vajzave.
Në një moment emocionues, Krisa u nda nga partneri i saj, Tiri, i cili vazhdon të garojë në shtëpinë e Big Brother.
Ky eliminim ka lënë pas një atmosferë të rëndë në shtëpi, duke shkaktuar reflektime mbi strategjitë e nominimit dhe ndikimin që ato kanë në dinamiken e lojës. Krisa do të mungojë ndjeshëm, sidomos për Tirin, i cili tani do të vazhdojë garën pa praninë e saj.