Kjo është data se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!

Partitë politike po debatojnë lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pasi që VMRO-DPMNE përmes liderit të saj Hristijan Mickoski propozoi që zgjedhjet të mbahen në prill ose maj 2020, nga LSDM kanë theksuar se ka hapësirë për marrëveshje nëse zgjedhjet janë të patjetërsueshme për vendin.

Marketing

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kohë më parë ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor 2020.

Burime nga partia në pushtet kanë thënë se mund të arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në qershor të 2020, një afat që më parë ishte propozuar nga BDI.

Para zgjedhjeve partitë do të dakordohen për ndryshimin e kodit zgjedhor, ashtu që shumica e partive kërkojnë modelin e shumicës me lista të hapura, derisa vetëm BDI është kundër për një njësi zgjedhore, por pranon tre njësi zgjedhore.