Kjo është gjendja e kosovarit që u rrah nga huliganët serbë pasi ja mori flamurin e Kosovës nga duart

Një kosovar në Cyrih, ka bërë një gjest heroik gjatë të premtes së kaluar pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë.

Marketing

Huliganët serbë, duke mos pranuar humbjen që pësuan nga Zvicra kishin tentuar të djegin flamurin e Kosovës në rrugët e Cyrihut por në moment ndërhynë një kosovar i cili ua merr nga dora flamurin dhe largohet

Siç shihet edhe në video, kosovari kapet nga huliganët dhe rrihet deri në alivanosje.
Mediat zvicerane kanë raportuar se kosovari 36 vjeçar që u sulmua nga huliganët serbë, ka pësuar dëmtime në kokë por është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Magazina.al

Sipas Blick, kosovari ka paraqitur një ankesë dhe policia ka hapur hetime kundër disa personave të panjohur

 

Marketing