Kjo është gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Po vazhdon fluksi i madh i makinave në pikat kufitare të vendit.

Marketing

Situata më e ngarkuar del të jetë në vendkalimet Tabanoc me Serbinë dhe Bogorodicë me Greqinë.

Sipas njoftimit të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, në vendkalimet Bogorodicë dhe Tabanoc pritjet janë deri në 45 minuta. Por nga ana tjetër, shumë qytetarë janë ankuar përmes rrjeteve sociale edhe për pritje më të gjata.

Në pikat e tjera sidomos Bllacë dhe Qafë Thanë nuk ka pritje të mëdha, por fundjavat pritet të shkaktojnë fluks më të madh.