Grupimi socialistëve dhe demokratëve në kuadër të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të ketë një qëndrim të qartë sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ata kërkuan nga Vuçiq, që të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit si dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit.
“Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, pas luftës së Vladimir Putin kundër Ukrainës, sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagim.
Tutje është thënë se përndryshe kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në Bashkimin Evropian.
Në zgjedhjet e djeshme presidenciale dhe parlamentare, fitues doli partia e drejtuar nga Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq arriti të sigurojë votat e mjaftueshme edhe për një mandat presidenciale, e partia e tij shumicën parlamentare.