Xavi Hernandez pritet të jetë njeriu që do të drejtojë Barcelonën për pjesën e mbetur të sezonit.
Humbja e Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës, kundër Atletico Madrid ka bërë që Valverde të kryqëzohet nga kritikat.
Ditëve të fundit, Eric Abidal si drejtor sportiv i Barcelonës është takuar me Xavi Hernandez, dhe thuhet se marrëveshje është arritur – nënshkrimi pritet brenda këtyre 24 orëve.
Por, cila është kontrata që Barcelona i ka ofruar ish mesfushorit të tyre?
Barcelona ka ofruar dy vite e gjysmë kontratë për Xavi, transmeton lajmi.net.
Xavi aktualisht është trajner i skuadrës së Al Sadd dhe nuk ka shumë përvojë në karrierën e tij si trajner.
Barcelona megjithatë duket se do të rrezikojë. Pep Guardiola ishte nga ata që nuk kishte shumë përvojë mbi supe, por ai bëri historinë me katalanët.