Mbi një rrip bari, përballë mbetjeve të copëtuara dhe të djegura të një dyqani është një karrocë rozë e rrëzuar, e lyer me gjak.
BBC shkruan se ajo i përkiste një vajze të vogël të quajtur Liza.
4-vjeçarja është një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia.
Nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë gjatë sulmit.
23 persona mësohet se kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur. Dhjetëra të tjerë janë në spital.
Pak para se të godasin raketat, Irina kishte postuar një video në rrjetet sociale. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrocën e saj rozë, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj.
“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ajo ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familja”,=tha Valeriia Korol për BBC.
4-vjeçarja kishte sindromën Doën dhe llogaria e nënës së saj në “Instagram” është e mbushur me foto të jetës së vajzës.