Kjo është pajisja që filmoi momentin intim në zyrën e Gjicit

Janë bërë publike foto të pajisjes që përdori Alma Kaçi për të filmuar momentin intim në zyrën e Safet Gjicit.

Marketing

Pajisja ishte instaluar në një gotë kafeje dhe u fut nga 40-vjeçarja në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Ashtu siç shihet edhe në foto, pajisja e sofistikuar kushton rreth 400 dollar dhe mund të blihet edhe online në faqe të ndryshme në internet.

Kamera qëndron e fshehur në brendësi të kapakut të gotës së kafes. Duke qene se Safet Gjici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotë, shkruan panorama.al.

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit, ndërkohë që Alma Kaçi ishte ulur poshtë tavolinës së tij.

Pas aktit seksual, në media doli dhe një fragment i dytë ku Alma Kaçi duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet GJicin për projektin e qenve.

Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut.

Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që Alma Kaçi nën masën me “arrest shtëpie”.