Aktori Johnny Depp drejt martesës me valltaren 30 vjet më të re se ai.
Depp u fotografua duke shkëmbyer puthje pasionante me një “vajzë misterioze” në fillim të këtij viti në një hotel në Beograd, Serbi, të cilën “Daily Mail” e ka identifikuar si Polina.
Ato gjithashtu u fotografuan duke ecur së bashku në maj të 2018-s, ndërsa ai ishte në turne në Moskë me grupin e tij, “The Vampires Hollywood”.
Polina, e cila është me origjinë nga Shën Petersburgu, është një balerinë e stërvitur dhe koreografe. Ajo ka jetuar me aktorin multimilioner në rezidencën e tij në Sunset Boulevard.
“Ato ishin në festë. Polina thjesht po rrinte dhe nuk e dinte se kush ishte derisa ai erdhi dhe u prezantua. Depp ka kaluar probleme gjyqësore me ish-bashkëshorten e tij dhe më pas vjen kjo kërcimtarja ruse, e cila nuk do asgjë dhe madje as nuk e njihte. Vajzat ruse nuk e njihnin atë. Ato as nuk i njohin fare aktorët dhe njerëzit duken gjithmonë ndryshe kur i takon live. Kur zbuloi se kush ishte ai, ajo u gëzua shumë”, thotë një burim për median britanike.
Aktori 55-vjeçar nuk ka pasur asnjë lidhje që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Amber Heard, në 2016-n.