Sanije Hyseni ishte vajza që do ta mbante stafetën që do t`ia dorëzonte Josip Broz Titos, në vitin 1979.
Shqiptarja asokohe u zgjodh në këtë pozitë si një nxënëse e suksesshme.
Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988.
Ngjarja zakonisht e festonte Titon si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.
Dhe personi i fundit që e merrtë stafetën, ia dorëzonte atë Titos.
Në vitin 1971, këtë e bëri Nazmi Jenje ndërsa në vitin 1979 Sanije Hyseni, që të dy nga Prishtina.
Dhe Sanija kujtohet sepse ajo ishte e fundit që ia dha stafetën Titos, pasi ai ndërroi jetë një vit më pas. Ajo e pati edhe një fjalim rrënqethës që u ndoq nga mijëra njerëz.
Sanija, në vitet 90-të u largua për në Kanada.