Kjo është skuadra e dytë që bie nga Premier Liga

Skuadra angleze Watford edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier Liga angleze pas humbjes së sotme 1:0 kundër Crystal Palace në stadiumin “Selhurst Park”.

Marketing

Watfordi ishte 12 pikë larg mbetjes në Premier Ligë me katër ndeshje pa përfunduar ky sezon, gjë që nënkuptonte se fitorja në ndeshjen e sotme ishte jetike.

Skuadra e Watfordit ka kaluar nëpër një sezon të dobët pasi që siguroi hyrjen në Premier Ligë sezonin e kaluar, ku deri tani ka arkëtuar vetëm 22 pikë nga 35 ndeshje, ku vetëm skuadra e Norwichit ka një rekord më të dobët.

Watfordi bëhet skuadra e dytë këtë sezon pas Norwich Cityt që siguron rënien nga liga angleze dhe biletën drejt Championshipit.