Kjo fjalë mund të ndalohet nga Facebooku dhe Instagrami

Meta ka konfirmuar se është duke vlerësuar se kur fjala “sionist” duhet të konsiderohet gjuhë urrejtjeje në mes të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Marketing

Kompania mëmë e Facebookut dhe Instagramit tha për “Washington Post” se po shqyrton zgjerimin e ndalimit për gjuhën e urrejtjes për të përfshirë më shumë përdorime të termit, veçanërisht kur zëvendëson fjalët “hebrenjtë” ose “izraelitët”.

“Duke pasur parasysh rritjen e diskursit publik të polarizuar për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, ne besojmë se është e rëndësishme të vlerësojmë udhëzimet tona për rishikimin e postimeve që përdorin termin sionist”, ka thënë një zëdhënës i Metas.

Sipas zëdhënësit, termi “sionist” shpesh i referohet ideologjisë së një personi, e cila nuk është karakteristikë e mbrojtur, por se “mund të përdoret gjithashtu për t’iu referuar popullit hebre ose izraelit”.

Politika e Metas ndalon shënjestrimin e njerëzve bazuar në fenë ose kombësinë, që do të thotë se kompania duhet të ndalojë fjalën “sionist” kur i referohet një ideologjie ose grupi njerëzish.

Marketing