Kjo vajzë nuk ka dalë jashtë shtëpisë plot 25 vite, arsyeja është mjeruese

Iman Ahmad Abdulati, 36 vjeçare nuk ka dalë nga shtëpia tash e 25 vite për shkak të problemeve të saj me peshën dhe kështu duke qëndruar gjithë kohës ulur pesha e saj vetëm është rritur.

Marketing

Spitalet lokale nuk kanë ofruar ndonjë mundësi mjeksore për të zgjidhur këtë problem të saj, andaj ka vendosur të dalë publikisht për të kërkuar ndihmë.

Babai i ka vdekur kur ishte e vogël, ndërsa nëna dhe motra e saj kujdesen për të. Ato së bashku kujdesen për ushqimin, pastrimin dhe nevojat e saj, pasi ajo nuk është në gjendje të ecë më.

Të dyja tregojnë që nga mosha 11 vjeçare ajo nuk mund të ecë më, ndërsa pesha e saj tani thuhet të jetë 501 kilogramë

Ajo kishte lindur mbi 5 kilogramë dhe këtu është gjeneza e problemit të saj, pesha ka vazhduar të rritet në çdo moment dhe tani nuk mund të lëvizë.

Mjekët besojnë se në trupin e saj ka ujë më shumë sesa që duhet, gjithashtu pritet që ekspertët mjekësor në vende tjera të botës të konsiderojnë këtë rast.

 

Marketing