Kjo valë e nxehtit në Greqi nuk është parë që nga viti 1987

Greqia po kalon një nga valët e të nxehtit më të vështira në 30 vite, me temperatura që kapërcyen të hënën vlerën 45 gradë Celsius ndërsa në disa rajone zgjeruan zonat me zjarre.

Marketing

Termometri shënoi vlerën 46,3 gradë Celsius në prefekturën lindore të Ftiotidës, vlerë më e larta e regjistruar nga Observatori Kombëtar i Athinës.

Qytetarëve u është bërë thirrje të ulin konsumin e energjisë në fillim të mesditës dhe në darkë.

Në kryeqytet po mbyllen edhe pikat turistike.

Autoritetet greke thonë se kushte të tilla klimatike nuk janë vërejtur prej vitit 1987, kur i nxehti i kohës la mbi 1 mijë të vrarë.

Në 24 orët e kaluara u shënuan 116 vatra të reja zjarri prej thatësirës së madhe, ndërsa me 1,500 vatra gjithsej u punua vetëm në korrik.

Deri tani raportohen mbi 3 mijë hektarë pisha dhe ullinj të djegur nga zjarret afër qytetit të Patrës, në perëndim të Athinës, ndërkohë që situata mbetet shqetësuese në ishullin e Rodit afër kufirit me Turqinë, shtetin fqinj ku zjarret u kanë marrë jetën të paktën 8 personave.