Meteorologët në botë kanë parashikuar se Europa sivjet do të përballet me mot shumë të nxehtë, por edhe me stuhi mjaft të forta.
Në raportin e “Accuweather”, thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Polonidhe Hungari, shkruan albeu.com.
“Nxehtësia do të zgjasë më shumë se vitin e kaluar kur temperaturat rekord u regjistruan në Portugali, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Skandinavi, por ato zgjatën në përgjithësi rreth një javë,” shkroi Erik Lister, një nga meteorologët kryesor të “Accuweather”.
Ai tha se temperaturat më të larta se 38 gradë celsius mund të priten në zonat nga Franca Veriore, Belgjikë, Holandë, në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.
Temperaturat mbi 40 gradë celsius mund të priten në pjesën të lindore dhe jugore të Francës, gjatë muajit korrik dhe gusht, dhe se më e keqja do të jetë në Portugali dhe Spanjë, ku është e mundur që pas disa ditësh të ketë temperatura nga 43 gradë celsius e më shumë. Megjithatë, nxehtësia nuk do të djegë tërë Europën.
Temperatuarat nuk pritet të jenë aq të larta në Ballkan, por pritet të ketë rreziqe të tjera që do të vijnë nga moti i keq që do ta përfshijë Ballkanin, nga lindja e Bullgarisë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.
“Kjo stuhi do të sjellë rrufe të shumta, përmbytje dhe erërat shkatërrimtare për qytete e fshatra. Stuhitë e forta, do të jenë në gjendje të krijojnë edhe tornado”, tha Royce.