Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër rekord të zymtë, sa i takon situatës nga koronavirusi.
Kështu, në 24 orët e fundit, pandemia u mori jetën rreth 2 mijë personave.
Sipas të dhënave të raportuara nga universiteti Johns Hopkins, në total, bilanci i viktimave shkon rreth 15 mijë.
Rekord u shënua edhe në rastet e reja me 33 mijë të tillë në vetëm një ditë, ndërsa në total më shumë se 430 mijë vetë janë infektuar me koronavirus.
Autoritetet amerikane, përfshirë presidentin, Donald Trump, paralajmëruan se kjo do të ishte java më e rëndë që prej shpërthimit të pandemisë. Pavarësisht rekordit të zymtë, ka disa tregues që SHBA po prek majën e kurbës dhe parashikohet një rënie e rasteve të reja dhe numrit të viktimave në javët e ardhshme