BDI në Çair – Mexhiti e quan ”tubim i Artanistave”!

BDI bëhet gati për Tubimin e Çairit. Duke premtuar një spektakël, Zv/Kryeministri Artan Grubi, paralajmëroi ardhjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në Çair, njofton KlanM.

Marketing

“Më paska marrë malli për kështu mobilizimi dhe euforie në pritje të liderit kombëtar Ali Ahmeti në Shkup! Të gjitha mahallat, krejt Çairi n’kom, n’kam, në këmbë e si ta doni, sepse i madh e i vogël po flet që ai po vjen dhe do të vijnë pēr ta dëgjuar porosinë e tij!” – ka shkruar Grubi në Facebook.

Nënkryetari I BDI-së, Izet Mexhiti, sic njofton KlanM, nuk do të merr pjesë në këtë tubim. Thotë se është një tubim I organizuar me presione ndaj votuesve dhe siç e quan “tubim i artanistave”.

“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, ka deklaruar Mexhiti.

Kryeministri Kovaçevski, tribunën e BDI-së e ka quajtuar si aktivitet normal të çdo partie politike.

“I dëshiroj sukses, tribunës interne të BDI-së. Aktivitete të këtilla gjatë kuartalit të fundit të vitit 2022 bëri edhe LSDM-ja, kur patëm 70 tribuna, që përfunduan me tribunën e madhe me 11.000 njerëz” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, edhe gjatë ditës së sotme, VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza në adresë të Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi. Thonë se nga arka e Ministrisë që drejton, ka transferuar para në një agjenci turistike, pronë e vëllait të tij.

Marketing