Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së.
Në pamjet e siguruara nga KosovaPress shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.
Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.