Megjithëse Samsung Galaxy Fold ishte një dështim, klientët e Apple do donin një iPhone të palosshëm – për të cilin do paguanin një çmim të konsiderueshëm.
CNBC ka bërë të ditur studimin e realizuar nga UBS, ku shumica e respodentëve kanë kërkuar nga Apple një telefon që mund të paloset.
Madje, ata do paguan një shumë të lartë, deri në 600 dollarë më shumë, vetëm që ta kenë një pajisje të tillë.
Në pyetësorë, është thënë nëse i dinë problemet që ka pasur Galaxy Fold, si dhe çmimin e lartë për këtë telefon, derisa ata janë përgjigjur se do ishin të interesuar ta blinin.
Deri më tani, Samsung e ka dhënë në përdorim te disa grupe Galaxy Fold dhe ka dhënë rezultate shumë të dobëta, ndërsa do të përpiqet ta lansojë deri në und të këtij viti.
Angazhimit për të pasur një telefon të palosshëm i ka hyrë edhe Apple, por që nuk do të vijë para 2021, në mënyrë që të jetë sa më i mirë.